Rikuperohet Uzuni, gati për duelin përballë Izraelit

Sport

Rikuperohet Uzuni, gati për duelin përballë Izraelit

Myrto Uzuni është rikuperuar dhe është gati për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Prej disa ditësh, futbollisti i Granadës u stërvit i diferencuar për shkak të një problem muskulor, megjithatë siç raportohet 26 vjeçari tani i është bashkuar grupit dhe është në dispozicion të teknikut Edi Reja.

Një lajm i mirë ky për trajnerin italian i cili duke parë se i mungojnë disa prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër, nevoja për futbollistin nga Berati ishte dhe më e madhe.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, lojtarët janë stërvitur intensivisht dhe janë një formë optimale. Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike.
Sipas programit të parashikuar, kuqezinjtë do të vijojnë përgatitjet në Durrës deri të premten dhe më pas do të udhëtojnë në Tel Aviv ku do të luajnë përballë Izraelit. Dueli është këtë të shtunë në orën 20:45.

ME TE LEXUARAT