Revolucion te Manchester United, pritet të largohen gati 15 lojtarë këtë verë

Sport

Revolucion te Manchester United, pritet të largohen gati 15 lojtarë

Klubi anglez, Manchester Unitedi pritet të ketë një eksod lojtarësh gjatë afatit kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq synojnë të ndryshojnë organikën e skuadrës pas ardhjes së trajnerit të ri Erik ten Hag.

Ekipi nga Old Trafford dëshiron të përforcohet për t’u kthyer konkurrues në Ligën Premier dhe garat evropiane, por fillimisht duhet të largoj disa lojtarë të padëshiruar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas mediumit Manchester Evening News, deri në 15 lojtarë të ekipit të lartë mund të largohen nga Manchester United këtë verë.

Lojtarët si Paul Pogba, Nemanja Matic, Edinson Cavani, Jesse Lingard dhe Juan Mata tashmë janë larguar si lojtarë të lirë, por lista do të mbushet edhe më shumë emra tjerë që pritet të largohen.

Eric Bailly, Phil Jones, Andreas Pereira dhe Anthony Martial do të jenë vetëm disa nga emrat tjerë që janë në shitje ose mund të largohen si lojtarë të lirë.

Përveç tyre largimin rrezikojnë edhe Aaron Wan-Bissaka, Axel Tuanzebe, Alex Telles, Brandon Williams, Andreas Pereira dhe Tahith Chong.

Disa nga ta mund të huazohen, por shumica synohet të shiten për të krijuar fonde për ndonjë transferim të ri. 

ME TE LEXUARAT