“Rekord”, Luiza Gega shpallet Kampione Ballkani

Sport

“Rekord”, Luiza Gega shpallet Kampione Ballkani

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur Kampione Ballkani në garën e 3000 metrave me pengesa.

Ka qenë vetë atletja e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar arritjen e saj të fundit, me një rekord të ri të vendosur.

“Kampione Ballkani, Rekord Kampionati në garën 3000m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.  

Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”, shkruante Gega përkrah fotos me medaljen e fitueses.

ME TE LEXUARAT