"Raketa", Armando Broja vlerësohet edhe nga UEFA: Talent premtues!

Sport

"Raketa",  Armando Broja vlerësohet edhe nga UEFA: Talent

Si të mos mjaftonin elozhet e thurura nga trajneri i Çelësit, Tomas Tuhel, ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka përfunduar edhe në faqen zyrtare të UEFA-s. 

Një postim i gjithi i dedikuar Brojës! “UEFA EURO 2024”, ka shpërndarë një video, me mbishkrimin “Raketa Armando Broja! Kush është talenti më premtues i përfaqësueses tuaj?”. Ky status ka marrë reagime të shumta në “Twitter”, duke e shndërruar sulmuesin shqiptar në një yll të vërtetë.

Broja është duke kaluar një formë të shkëlqyer te Sauthemton, ku ka realizuar deri tani 5 gola në një nga kampionatet më të forta në botë, si Premier Liga.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Për sa i përket videos, UEFA ka përzgjedhur golin e realizuar nga Broja, në fitoren 5-0 që Shqipëria arriti ndaj San Marinos në Elbasan Arena.

ME TE LEXUARAT