Presidenti i FIFA-s uron Tiranën: Punë e palodhur dhe me përkushtim

Sport

Presidenti i FIFA-s uron Tiranën: Punë e palodhur dhe me

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka uruar klubin e Tiranës për fitimin e titullit kampion në këtë sezon. Në letrën e dërguar përmes FSHF Infantino thotë se ky objektiv u realizua falë punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit.

“Me shumë kënaqësi uroj KF Tirana për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë për edicionin 2021/22.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino"

ME TE LEXUARAT