Presidenti i FIFA-s Infantino: Vizitën e shkuar në Shqipëri, më ndaluan në aeroport…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili bashkë me krzeministrin Edi Rama, vizitoi shtëpinë e futbollit, aty ku sot është vendosur FSHF, kujtoi një moment interesant rreth vizitës së shkuar në vendin tonë.
“Jam kthyer me dëshirë këtu, jam kthyer edhe dy herë të tjera. Do të kthehem shumë shpejt.
Meqë shoh dhuratat këtu, më kujtohet një histori e vogël.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Herën e parë që isha këtu, më dhuruan një pako, nuk e hapa dhe pastaj shkova në aeroport, e kam vënë të bagazhet për ta kaluar.
Erdhën dhe më pyetën e kujt është kjo?
U thashë është e imja.
Më thanë hape.
Kishte brenda një shpatë, nga to shqiptare.
Sigurisht kaloi pastaj. Ndaj kujdes me dhuratat këtë radhë, do i kontrollojmë mirë”.