Portieri shpëton Realin nga humbja ndaj Sociedadit

Sport

Portieri shpëton Realin nga humbja ndaj Sociedadit

Skuadra e Real Madridit nuk ka arritur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Real Sociedad, një ndeshje shumë e komplikuar për ta.

Los Blancos në këtë ndeshje vinin me mungesa të shumta, teksa mbi të gjitha spikat Benzema dhe Hazard.

Gjithsesi golin e vetëm në këtë sfidë do ta shënonte Sociedad në fillimin e pjesës së dytë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Moreal jep një pasim perfekt nga krahu i majtë për Portu, i cili arrin të godasë saktë me kokë duke e dërguar në trekëndësh.

Reali u zgjua vonë, pasi do të barazonte rezultatin vetëm 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Vinicius Junior është në kohën dhe në vendin e duhur për të shënuar.

Me këtë barazim Reali mbetet në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa edhe Real Sociedad, ndërkohë që në fundjavë do të sfidojë në derbi Atletico Madrid.

ME TE LEXUARAT