Po raportonte për ndeshjen e Kombëtares, gazetari kapet duke tradhtuar gruan në dhomën e hotelit
Video e një gazetari që raporton për ndeshjet e kombëtares së Ekuadorit, ka pushtuar rrjetet sociale këto ditë.
Gazetari Huan Francisko Reuda, i cili kishte shkuar në Argjentinë për të raportuar për ndeshjen e kombëtares së Ekuadorit në kualifikueset e Bortërorit, është bërë protagonisti i një episodi të pazakontë.
Ai ka qenë në lidhje direkte nga hoteli i tij, kur në një moment ndërsa tentonte të rregullonte kamerën, ka ndryshuar planin duke shfaqur anën tjetër të dhomës ku shihej një grua gjysmë e zhveshur. (Shiko këtu)
“Kujdes, ke dikë të zhveshur! Ndërro planin”, tha një nga personat në studio dhe pamja u hoq.
Sipas mediave ekuadoriane, gruaja në këto plane nuk është bashkëshortja e tij, por një tjetër gazetare, Romina Rondon, e cila gjithashtu kishte shkuar që të ndiqte kombëtaren në Argjentinë. Të dy gazetarët janë zhdukur nga rrjetet sociale që pas publikimit të këtyre pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit.