Peshëngritësi Briken Calja i jep Shqipërisë dy medalje në Kampionatin Europian

Sport

Peshëngritësi Briken Calja i jep Shqipërisë dy medalje

Një mbrëmje entuziazte sot për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë. Briken Calja mori 2 medalje, të argjendtë dhe bronzi, në shtytje dhe në dygarësh, në kategorinë për peshat deri në 73 kg.

Fillimisht sportisti ynë u rendit i katërti dhe arriti të ngrejë vetëm 152 kg në provën e parë, për të dështuar në të dytën me 157 kg ndërsa në të tretën që mund t’i jepte medalje po me 157 kg nuk pati sukses.  

Peshëngritësi Briken Calja i jep Shqipërisë dy medalje

Briken Calja në shtytje dështoi në proven e parë me 183 kg ndërsa u tregua i suksesshëm në të dytën me 184 kg. Prova e tretë që mund t’i jepte medalje ari në shtytje nuk shkoi siç duhet me 188 kg.

Garimi për të u mbyll me vendin e dytë në shtytje, ose më saktë Nënkampion Europe dhe në fund medalje bronzi në dygarësh me 336 kg të ngritura në total.

ME TE LEXUARAT