Përflitet për një transferim te rivalët e Bundesligës, sulmuesi i talentuar mungon në stërvitje me Bajernin

Sport

Përflitet për një transferim te rivalët e Bundesligës,

Joshua Zirkze nuk u stërvit me ekipin e Bajernit të enjten. Sulmuesi holandez u tha se mungon për shkaqe shëndetësore, por ai është në listën e largimeve nga klub,, pasi do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësirë në këtë skuadër të mbipopulluar.

Shtutgarti është përfolur si destinacioni më i mundshëm i 21-vjeçarit. Drejtori sportiv i Shtutgartit, Zven Mislintat, e sheh atë kandidatin e ideal për të zëvendësuar Sasha Kalajxhiçin, në rast se ai largohet nga klubi, por palët janë ende larg një marrëveshjeje. “Sky” ka zbuluar se mes klubeve ka pasur edhe një bisedë telefonike ditën e martë.

Bajerni kërkon një shifër prej 20 milionë eurosh për kartonin./P.sport

ME TE LEXUARAT