Përballja me Serbinë, Zvicra i ndalon “shqiponjën” Xhakës dhe Shaqirit

Sport

Përballja me Serbinë, Zvicra i ndalon “shqiponjën”

Një simbol krenarie. Për të treguar origjinën, por edhe për të mos harruar dhimbjet dhe vuajtjet e së kaluarës. Shqiponja me duar është kthyer në një mënyrë tradicionale festimi për shqiptarët kudo në botë. Edhe për ata që kanë zgjedhur të përfaqësojnë vendet e tjera.

Megjithatë, Zvicra mori vendimin që ti ndalojë futbollistëve me origjinë shqiptare festën me shqiponjë gjatë Botërorit 2022 në Katar.

Helvetët do të luajnë në Grupin G, ku kanë si kundërshtarë Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë. Pikërisht këta të fundit i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Federatës Zvicerane, që të detyrojë futbollistët me origjinë shqiptare të mos bëjnë gjestin e shqiponjës.

Dhe ashtu si pritej, Zvicra e mbështeti kërkesën, duke i dalë kundër yjeve shqiptarë që e përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare, duke nisur nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Drejtuesit e përfaqësueses helvete vendosën ti imponojnë lojtarëve që të mos festojnë me shqiponjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diçka e tillë ndodhi në sfidën e Botërorit 2018, aty ku zviceranët fituan 2-1 me përmbysje përballë serbëve, pikërisht me golat e Xhakës dhe Shaqirit.

Por, ajo që zyrtarët e federatës nuk morën parasysh, ishte se në atë rast, dy yjet e ekipit ishin vërshëllyer dhe ofenduar prej origjinës së tyre shqiptare. Një vendim i pakuptimtë, të cilin duhet të presim ta shohim nëse do të realizohet në sfidën e 2 dhjetorit në grupet e Katar 2022

ME TE LEXUARAT