Pelé përfundon sërish në kimioterapi, nuk e ka mposhtur sëmundjen e keqe

Sport

Pelé përfundon sërish në kimioterapi, nuk e ka mposhtur

Lajme të këqija vijnë nga Brazili për legjendën e futbollit Pele. Sipas ESPN, në fakt, tumori që goditi legjendën e futbollit është përhapur dhe Mbreti i futbollit i është dashur t’u nënshtrohet seancave të reja të kimioterapisë.

Ai u shtrua në spital për 48 orë në Sao Paulo, përpara se të kthehej në shtëpi të enjten. Enturazhi i tij ruan konfidencialitetin maksimal, duke specifikuar vetëm se ai aktualisht është “në një gjendje klinikisht të qëndrueshme”.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave braziliane, analizat e fundit që iu nënshtruan, kanë treguar praninë e metastazave në mëlçi, zorrë dhe mushkëri. Pelé ka muaj që i është nënshtruar trajtimit e zorrës së trashë, i identifikuar një tumor dhe i hequr në shtator 2021.

ME TE LEXUARAT