Partizani-Tirana/ Do “ngrijë” kryeqytetin ,rrugët që do të bllokohen

Sport

Partizani-Tirana/ Do “ngrijë” kryeqytetin ,rrugët që

Sot duke nisur që nga ora 19:00 do të “ngrijë” gjithë kryeqyteti. Në “Air Albania” do të luhet një nga ndeshjet më të zjarrta të futbollit shqiptarë.

Partizani-Tirana do të përplasin “brirët” në një sfidë që vjen më shumë se 3 pikë, pasi vjen përballë rivalit të përjetshëm.

Në këtë duel të dy skuadrat vijnë në pozicione të ndryshme në klasifikim. Demat vijnë si kryesuesit e kampionatit duke udhëhequr pas 5 javësh të luajtura, ndërsa bardheblutë nga ana tjetër renditen në vendin e 5-të me 8 pikë, 4 më pak se të kuqtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione dhe spektakël në fushën e lojës por edhe në tribuna, siç jemi mësuar shpesh të shikojmë vitet e fundit, me ekipet që do bëjnë maksimumin për të siguruar fitoren në derbin e parë për këtë sezon.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, kryesisht në:

–Lëvizja e tifozëve të Tiranës: Nga Teatri i Operas dhe Baletit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima” – stadiumi.

Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit kjo e shoqeruar me dokument.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

“Shërbimet e Policisë në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjnë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive”-njoton policia.

ME TE LEXUARAT