Olimpiada/ Franko Burraj renditet i dyti, atleti shqiptar kualifikohet në fazën tjetër

Sport

Olimpiada/ Franko Burraj renditet i dyti, atleti shqiptar kualifikohet në

Sot është dita e 8-të e Lojërave Olimpike të Parisit dhe është radha e atletikës për të garuar.

Franko Burraj ka debutuar ditën e sotme teksa shqiptari ka hapur siparin e atletikës në “Paris 2024”.

Burraj garoi në disiplinën 100 metra, në “Stade de France”, në baterinë e tretë kualifikuese për raundin paraeleminator. Atleti regjistroi kohën 10.60 dhe u rendit i 2-ti.

Falë këtij rezultati ka mundur të kualifikohet në raundin e parë. Në debutimin e tij në Olimpiadën e parë të karrierës atleti shqiptar vendos edhe kohën e tij më të mirë personale.

Kujtojmë se ditën e nesërme do të jetë radha e Luiza Gegës për të garuar në disiplinën e 3000 mertrave me pengesa.

ME TE LEXUARAT