Nuk ndalet Ronaldo, thyen një tjetër rekord gjatë ndeshjes numër 600

Sport

Nuk ndalet Ronaldo, thyen një tjetër rekord gjatë ndeshjes

Cristiano Ronaldo shënoi edhe një herë emrin në librin e rekordeve të futbollit, të martën, me rastin e ndeshjes së 600-të në kampionatet ku ka marrë pjesë.

Kur realizoi golin e tretë në fitoren 3-0 në ndeshjen Juventus-Spezia, portugezi u bë i pari lojtar që shënon të paktën 20 gola për 12 sezone rresht në një nga pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit.

Deri tani, këtë sezon Ronaldo ka shënuar 20 gola në 21 takime dhe mbetet shënuesi më i mirë në Serie A, me 2 gola më shumë se Romelu Lukaku.

Muajin e kaluar, u pretendua fillimisht se Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit, me 766 gola. Por debati mbetet i hapur, pasi Fondacioni i Statistikave në Futboll, pretendon se rekordi mbahet nga ish-futbollisti çek, Josef Bican, me 948 gola. Megjithatë, FIFA i njeh atij 805 gola të realizuar në karrierë.

ME TE LEXUARAT