Nuk ka surpriza, avancon Nadal, favoritët në turin III të Australian Open

Sport

Nuk ka surpriza, avancon Nadal, favoritët në turin III të

Janë luajtur një pjesë e mirë e raundit të dytë në Australian Open, ku pretendentët kryesorë te meshkujt pas mungesës së Novak Djokovic kanë fituar të gjithë. Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi me lehtësi 3-0, përkatësisht me sete 6-2, 6-3 dhe 6-4 ndaj gjermanit Yannick Hanfmann dhe shkon me qetësi në turin e tretë.

Nuk zhgënjen as italiani Matteo Berrettini, numri 7 në botë, që mundi 3-1 amerikanin Stefan Kozlov. Tenisti italian shihet si një nga favoritët, të paktën për të shkuar deri në gjysmëfinale, pas vitin e kaluar është rritur shumë

Te femrat, fitore të lehtë në këtë raund të dytë arriti numri 1 në botë, tenistja vendase Ashleigh Barty, që mundi 2-0, respektivisht 6-1 dhe 6-1 italianen Lucia Bronzetti.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Vuajti disi, por në fund kualifikohet tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-1 francezen Harmony Tan, që u tërhoq e dëmtuar në fund të setit të tretë. Në raundin e tretë shkojnë edhe bjellorusja Victoria Azarenka, çekja Barbora Krejcikova dhe amerikania Madison Keys.

ME TE LEXUARAT