Nëna e CR7 tregon emrin e klubit në të cilin do të luajë nipi i saj sezonin e ardhshëm

Sport

Nëna e CR7 tregon emrin e klubit në të cilin do të

Nëna e sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka emëruar Sporting si klubin për të cilin do të luajë djali i yllit portugez, Cristiano Jr.

E ardhmja e Ronaldos dukej e pasigurt verën e kaluar me bisedimet për një largim të mundshëm të sulmuesit. Ai ka mbetur në Old Trafford, por nëna e tij ka komentuar që djali i saj mund të bashkohet me klubin e tij të fëmijërisë.

“Mund të ndodhë, por jo tani. Nuk ishte këtë vit, mund të ndodhë vitin tjetër. Nëse Ronaldo nuk vjen, atëherë do të jetë djali i tij dhe nipi im, Cristiano Jr.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai tashmë e ka Cristiano Jr si pasardhësin e tij. Nëse dëshirat e një nëne dhe gjysheje plotësohen, e ardhmja e afërt e njërit prej djemve të tij do të jetë në Sporting.

Ndersa ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka treguar se si çdo ditë ka qarë sa ishte tek Sporting, sepse ndjehej i vetmuar.Cristiano Ronaldo ka treguar se periudha e tij tek Sporting e ka bërë lojtar dhe njeri shumë më të fortë.Ai ka treguar se si kishte qarë çdo ditë, sepse familja e tij e vizitonte çdo katër muaj dhe ai ndjehej shumë i vetmuar.“Kam qarë pothuajse çdo ditë tek Sporting. Isha në Portugali, por ishte si të shkoja në një shtet tjetër. Theksi im e bënte të vështirë gjuhën, kultura ishte ndryshe”, ka shkruar Ronaldo në letrën e tij për “The Players Tribune.”“Nuk njihja askënd, isha shumë i vetmuar. Familja ime mund të më vizitonte vetëm një herë në katër muaj. Më kanë munguar aq shumë dhe kisha shumë dhimbje”, vazhdoi ai.Por, Ronalo tha se pavarësisht vështirësive, ai gjithnjë kishte besim se një ditë do të bëhej lojtari më i mirë dhe këtë ua kishte thënë edhe shokëve të tij kur ishte vetëm 15 vjeçar.

ME TE LEXUARAT