Nejmar kthehet në legjendë, kalon Pelenë dhe vendos rekord p golat e shënuar

Sport

Nejmar kthehet në legjendë, kalon Pelenë dhe vendos rekord p

Brazili ka arritur të fitojë me rezultatin 5-1 kundër Bolivisë, ndeshjen e saj kualifikuese për Botërorin e 2026-ës. Ai që la gjurmë në këtë takim ishte Nejmar. 31-vjeçari shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist bashkë me Rodrigon e Real Madrid. Gjithashtu rrugën e rrjetës arriti ta gjente edhe Rafinja.

Për “O Ney” ky takim do të mbetet unik pasi arriti që të kthehej në golashënuesin më të mirë të përfaqësues duke dërguar në 79 numrin e golave të rrealizuar. Ylli i futbollit brazilian la pas një herë e mirë një legjendë si Pele, i cili shënoi në karrierën e tij plot 77 gola me përfaqësuesen pesë herë kampione të botës.

31-vjeçarit i janë dashur 125 ndeshje për shënuar 79 gola ndërsa Pele vetëm 92 takime për të ndëshkuar 77 herë rivalët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Top 10 golashënuesit e Brazilit:

Nejmar (79)
Pele (77)
Ronaldo (62)
Romario (55)
Ziko (48)
Bebeto (39)
Rivaldo (35)
Zhairzinjo, Ronaldinjo (33)
Ademir, Tostao (32)

 

ME TE LEXUARAT