“Ndihem e dështuar, dhemb shumë”, Luiza Gega pas eliminimit nga Lojërat Olimpike: U sëmura në prill

Sport

“Ndihem e dështuar, dhemb shumë”, Luiza Gega pas

Atletja shqiptare Luiza Gega u rendit e nënta dhe nuk ia doli të kualifikohej në fazën finale, në garën 3000 metra me pengesa, duke mbyllur rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Me një postim në faqen e saj zyrtare, Gega tha se nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë, pasi po vuante nga një sëmundje.

“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem. E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume.

Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qe besoi tek une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Gega.

ME TE LEXUARAT