Festë kuqezi në Pragë, Shqipëria mund Ukrainën 2-1
Shqiperia fitoi 2-1 ndeshjen ndaj Ukraines ne Prage duke mbyllur keshtu takimin prej 93 minutash me rezultat pozitiv ne perballjen e pare ne Ligen e Kombeve.
Ukraina kaloi e para ne avantazh me golin e Konoplia ne minuten e 49.
Me pas Shqiperia barazoi me ane te Ismajlit, ne minuten e 54.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ka qene Asani ai qe ka cuar topin ne rrjeten e Ukraines duke shenuar golin e dyte per Shqiperine, ne minuren e 66.
Me pas Ukraina tentoi disa here, por skuadra kuqezi administroi minutat dhe rezultatin duke perfunduar gjithcka ne avantazhin e siguruar nga Ardian Ismajli dhe Jasir Asani.
Kombetarja e Shqipërise filloi rrugëtimin në Ligën e Kombeve dhe përballë ka një kundërshtar shumë të vështirë siç është Ukraina.
Kuqezinjtë synojnë fitoren, diçka që nuk është arritur në asnjë nga përballjet e mëparshme ndaj ukrainasve.
Në stadiumin “Epet Arena”, të Çekisë, pritet të jetë një përballje e luftuar dhe e fortë fizikisht, kjo për shkak të ekipit kundërshtar që është përballë.
Para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.
FORMACIONET ZYRTARE:
UKRAINA: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konoplia, Tsygankov, Mykolenko, Yaremchuk.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.