Ndeshja Shqipëri- Poloni nis me 1 minutë heshtje, zbulohet arsyeja
Shqipëria dhe Polonia do të përballen mbrëmjen e sotme në stadiumin "Air albania", sfidë që do të startojë në orën 20:45.
Në një stadium të mbushur me tifozë , kjo sfidë do të nisë me një minutë heshtje. UEFA ka vendosur për diçka të tillë për nderim të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi Marokun dy ditë më parë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.