Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë shfaqin banderolën “Kosova është Serbi”

Sport

Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, tifozët rumunë

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë për shkak të një banderole të shpalosur në shkallët e stadiumit nga tifozët rumunë.

Në këtë banderolë shkruhet “Kosova është Serbi”, si dhe janë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve nga tifozët rumunë.

Arbitri ka ndërprerë ndeshjen pas shfaqjes së kësaj banderole dhe po diskutohet nëse do të rifillojë ose jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë  në stadium ju është përgjigjur lojtari i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Ndeshja Rumani-Kosovës është e vlefshme për eliminatoret Euro 2024.

ME TE LEXUARAT