Napoli nuk heq dorë, Armando Broja është synimi i radhës
Armando Broja ende nuk e di të ardhmen e tij.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea, do të huazohet përsëri apo do të shitet përfundimisht te ndonjë ekip tjetër.
Për tifozët e Shqipërisë, ai është një idhull dhe kjo gjë kuptohej që nga ndeshja me Izraelin, ku çdo top që ai prekte, duartrokitej dhe dhe stadiumi ngrihej në këmbë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Emri i sulmuesit të kombëtares sonë është në listën e shumë ekipeve me emër, por nuk dihet ende se si do të përfundojë kjo merkato verore për të.
Një nga klubet e mëdha të cilat kanë shfaqur interes për të që në fillim, është Napoli.
Klubi i kaltër nuk ka ndërmend të heqë dorë nga bomberi i Chelsea, por për këtë gjë duhet pak kompromis financiar me klubin anglez.
Broja pati një sezon pozitiv me Southampton, por tashmë nuk dihet ende se si do të jenë planet e Touchel me të