Napoli mbyll garën në Europa League

Sport

Napoli mbyll garën në Europa League

Napoli i ka dhënë fund pranisë në garën e Europa League. Klubi italian është eliminuar nga Granada.

Italianët fituan në ndeshjen e sontme me rezultat 2-1, por kjo nuk mjaftoi, pasiqë spanjollët kishin fituar në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Sa i takon ndeshjes së sontme, Napoli kaloi në epërsi herët, qysh në minutën e tretë me golin e Piotr Zielinski, por spanjollët barazuan brenda pjesës së parë, kur në minutën e 25-të shënoi Angel Montoro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Napoli e shënoi golin e fitores përmes Fabian në minutën e 59-të.

ME TE LEXUARAT