‘Nami’ në Katar 2022! Nga 4.500 deri më 7.500 euro një bileta vetëm për të parë Lionel Messin

Sport

‘Nami’ në Katar 2022! Nga 4.500 deri më 7.500 euro

Në "Katar 2022" është duke u bërë nami.

Sipas raportimeve të fundit, një biletë “premiun” që garanton edhe ushqimin e një vend të mirë në stadium, shkon deri në 7500 ndërsa shumë argjentinas që kanë udhëtuar nga vendi i tyre deri në Doha, janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për të qenë të pranishëm në stadium

Nuk është dicka e rrallë që në një aktivitet futbolli një pjesë e biletave të kalojë në duart e tregëtarëve në të ashuquajturin “treg të zi”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por deri më tani nuk ishte dëgjuar një gjë e tillë në një vend si Katari, ku deri më tani duket se gjithçka është në kontroll të autoriteteve organizative, apo edhe kërkesa nuk ka qenë shumë e lartë.

Bëhet fjalë për ndeshjen Argjentinë-Holandë. Bileta për këtë takim ka shkuar deri në 4.500 euro. Sipas mediave të ndryshme europiane, njerëzit janë të gatshëm të paguajnë shuma të majme për të ndjekur nga afër Lionel Messin, 5 herë më të lartë se çmimi zyrtar.

Po sipas këtyre mediave në mes qëndron mafia aziatike qe po përfiton nga situata për të shtrenjtuar sa më shumë çmimet.

Sipas raportimeve, një biletë “premiun” që garanton edhe ushqimin e një vend të mirë në stadium, shkon deri në 7.500, ndërsa shumë argjentinas që kanë udhëtuar nga vendi i tyre deri në Doha, janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për të qenë të pranishëm në atë që mund të jetë ndeshja e fundit e numrit 10 në një Kupë Bote.

 

 

ME TE LEXUARAT