Mundësit nga Çeçenia i sjellin medalje Shqipërisë

Sport

Mundësit nga Çeçenia i sjellin medalje Shqipërisë

I qetë dhe i kënaqur Zelimkhan Abakarov, mundësi nga Çeçenia, që në lojërat mesdhetare të Algjerisë fitoi medaljen e artë në peshën deri 65 kilogramë. Por synimi i tij është t’i sjellë Shqipërisë medalje të tjetër në një event madhor.

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë i kënaqur që arrita të fitoj medaljen e artë për kombëtaren shqiptare dhe për veten time dhe tashmë do të përgatitemi për kompeticionin e radhës në Lojërat Islamike që do të zhvillohen në Turqi.

Shpresoj të paraqitem po aq mirë! Synimi ynë kryesor këtë vit dhe të gjitha këto përgatitje janë për Kampionati e Botës, e cila do të mbahet në Beograd Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Përpara flamurit shqiptar mundësi tjetër Islam Dudaev nuk është fort i lumtur teksa në qafë mban medaljen e bronzit.

“Nuk do të thoja se jam i kënaqur me rezultatin, pasi luftova dy kategori më lart, ëndrra mbetet të fitoj Kampionatin Botëror që duhet të mbahet në Serbi. Dua të falënderoj federatën Shqiptare të e Mundjes, dhe presidentin Sahit Prizreni për mundësinë për të garuar në arenën ndërkombëtare”.

Dhe në fakt federata e mundjes ka bërë një goditje të mirë me natyralizimin shqiptar të këtyre dy mundësve të cilët janë vërtetë premtues për medalje për një kohë të gjatë.

Komiteti Olimpik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit janë kujdesur që në këtë edicion të lojërave mesdhetare sportistët shqiptar që do të fitojnë medalje t’u akordohet një shumë prej 2 milionë lekësh të rinj për medaljen e artë. 1 milionë për argjendin dhe 800 mijë për bronzin. Tv Klan

ME TE LEXUARAT