Momenti gati final në Formula 1, piloti për pak sa nuk merr para dhjetëra fotoreporterë

Sport

Momenti gati final në Formula 1, piloti për pak sa nuk merr para

Ditën e djeshme u zhvillua gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, ku Sergio Perez u shpall fitues, teksa podiumi u plotësua nga Verstapen dhe Leclerc.

Përtej kësaj, gara mund të mbyllej me një tragjedi të madhe, Sebastian Ocon duke hyrë në bokse rrezikoi të shtypte me makinën e tij gazetarët dhe fotoreporterët e pranishëm në bokse.

Në fakt rregullorja parashikon që në asnjë moment rruga nuk duhet të qëndrojë e bllokuar, çka tregon se Ocon nuk ka përse të dënohet, por gjithsesi në atë rast duhej të frenonte pak më shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

FIA ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e kësaj situate në mënyrë që në të ardhmen të evitohen ngjarje të tilla.

Siç duket, disa prej të pranishmëve u shmangën vetëm në momentin e fundit.

ME TE LEXUARAT