Milan, prezantohet De Ketelaere: Po, ngjaj me Kaka, shpresoj të fitoj sa ai
Charles De Ketelaere, blerja më e shtrenjtë e Milan në këtë merkato vere, është prezantuar përpara tifozëve. De Ketelaere erdhi nga Bruge për 35 milionë euro duke firmosur me “djallin” një kontratë deri në 2027: “Javët e fundit kanë qenë shumë intensive. Më është dashur të heq dorë nga diçka, por agjentëve të mi i kisha shprehur dëshirën për të ardhur te Milan.
Krahasimi me Kaka? Kam parë disa video të Kaka-s, po, për disa gjëra jemi të ngjashëm. Ai ka qenë një lojtar fantastik. Unë kam karakteristikat e mia, mundet vetëm të shpresoj që t’i sjell Milanit po aq trofe sa Kaka.
Pse zgjodha Milan? Zgjodha Milan për projektin e tyre me të rinjt, duke parë që shumë talente po rriten këtu. Objektivi është të ndjek të njëjtën rrugë. Pse numri 90-të? Këtë numër e kam mbajtur edhe te Bruge, duke parë që më solli sukses e zgjodha edhe te Milan.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Preferencat taktike? Kam cilësi të mira taktike, një prekje të mirë të topit. Më pëlqen të vrapojë në thellësi, të sulmoj hapësirat. Sa i përket pozicionit, në karrierën time kam luajtur në shumë role. E kam nisur si mesfushor ofensiv për të shkuar në sulm. Tani e shoh veten më mirë pranë një qendërsulmuesi, si trekuartist apo edhe si një 9 i vërtetë”, u shpreh ndër të tjera De Ketelaere./BW