Messi nën akuzë, për 3 muaj e ka ndotur ambjentin sa një francez për 150 vjet

Sport

Messi nën akuzë, për 3 muaj e ka ndotur ambjentin sa një

Në Francë ka nisur gjuetia ndaj milionerëve me avionë privatë në pronësi për shkak të ndotjes së madhe që shkaktojnë charterat e tyre krahasuar me numrin e personave që transportojnë.

Në syrin e stuhisë kanë përfunduar edhe të famshmit e futbollit ku nuk bën përjashtim as Lionel Messi.

Sipas një studimi të "L'Equipe", argjentinasi ka udhëtuar disa herë drejt vendit të lindjes me avionin privat, duke e ndotur ambjentin aq sa mund ta ndosë një francez mesatar për 150 vite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Numri 10 ka kryer 52 udhëtime me avionin e tij privat që nga 1 qershori deri në 31 gusht.

30 udhëtime ishin kontinentale dhe 14 përtej Atlantikut duke shkaktuar ndotje karboni në nivele të frikshme.

Sipas përllogaritjeve, charteri i Messit ka emetuar 1502 ton dioksid karboni.

Një tërheqje veshi për talentin nga Rosario në kulmin e një fushate globale për mbrotjen e planetit dhe frenimin e ndotjes përpara se të jetë shumë vonë. 

ME TE LEXUARAT