Messi më i miri në histori? Ronaldinho përgjigjet

Sport

Messi më i miri në histori? Ronaldinho përgjigjet

Ronaldinho ka luajtur me Lionel Messin te Barcelona dhe i di mirë aftësitë dhe kualitetin e yllit argjentinas.

Në një prononcim për Eleven, legjenda braziliane, i cili nuk e ka fshehur kurrë admirimin për “pleshtin” i përgjigjet në këtë mënyrë pyetjes nëse lojtari i PSG-së është më i miri në historinë e futbollit.
“E vështirë ta thuash që Messi është më i miri në histori, pasi ka futbollistë të tjerë të mëdhenj. Nuk më pëlqen të bëj krahasime.

Maradona, Pele, ka shumë lojtarë të mëdhenj, secili prej tyre ka qenë më i madhi në epokën e vet”, deklaron Ronaldinho.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Më pas një koment për Barcelonën, që me Xavin në stol dhe një merkato cilësorë është kthyer të luajë bukur dhe të fitojë.

“Barça ka një trajner të madh dhe futbollistë fantastikë. Ka edhe talente të rinj, ekipi ka gjithçka për t’u kthyer në krye”, deklaroi një nga gjenitë e lojës më të bukur me top.

ME TE LEXUARAT