Mërgim Berisha zgjedh Gjermaninë para Kosovës
Mërgim Berisha ka zgjedhur përfundimisht ta përfaqësojë Gjermaninë në futbollin në botëror, para atdheut Kosovës, sipas gazetës gjermane Bild.
Berisha, i lindur në Bavari nga prindër shqiptarë të Suharekës, e kishte lënë pezull thirrjen e atdheut për shumë vite në pritje të një feste nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Dhe më sa duket, ai përfundimisht do të thirret nga trajneri Hansi Flick për ndeshjet e Gjermanisë në kualifikime për Kampionatin Evropian 2024 në fund të këtij muaji.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Gazeta gjermane Bild, ndër më seriozet në vend, raportoi sot se 24-vjeçari i Fenerbahces është thirrur në ekipin kombëtar gjerman për miqësoren kundër Perusë më 25 mars, si dhe për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 kundër Belgjikës më 28 mars.
Berisha ishte në Prishtinë para disa muajve dhe bisedoi me zyrtarët e FFK-së për mundësinë për të luajtur për Kosovën.
Berisha, i huazuar në Augsburg nga klubi turk për këtë sezon, është duke shkëlqyer me tetë gola dhe katër asiste në Bundesligë.
Flick do ta bëjë zyrtare listën e Gjermanisë sot në orën 14:00.
Në një intervistë për “Br24sport” para dy javëve, Berisha sërish e pranoi se ishte duke e pritur Gjermaninë, pavarësisht se ishte dëshpëruar që nuk ishte thirrur për Kupën e Botës 2022 në Katar.
“Nuk do ta kisha probleme ta shtyjë datën (e dasmës)”, tha Berisha duke qeshur ai pasi u pyet lidhur me një ftesë të mundshme nga Hansi Flick për Kampionatin Evropian verën e ardhshme.
Berisha ka qenë pjesë e Gjermanisë U21 – duke i bërë 13 paraqitje dhe një gol dhe nuk ka luajtur më për të që prej se u shpall kampion evropian për të rinj verën e kaluar – por asnjëherë nuk ka marrë ftesë për ekipin A kombëtar.