Mediumi serb: Provokim apo gafë e madhe? FIFA e publikon karikaturën e Granit Xhakës afër kapitenit serb

Sport

Mediumi serb: Provokim apo gafë e madhe? FIFA e publikon karikaturën e

Mediat serbe nuk e kanë pritur mirë karikaturën e shfaqur sot nga FIFA, ku shihet futbollisti shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka duke e “përqafuar”, apo më saktësisht duke ia vendosur dorën në qafë kapitenit të Serbisë, Dushan Tadiq.

Mediumi nacionalist serb, “Kurir” këtë e ka konsideruar si një provokim ose një gafë të shtëpisë së futbollit botëror pasi mediumi në fjalë shfaq urrejtje ndaj përfaqësuesit zviceran, i cili kishte festuar duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore kur kishte shënuar pikërisht ndaj Serbisë në Botërorin e Rusisë.

“Provokim apo gafë e madhe? FIFA e publikoi një karikaturë në të cilën provokatori shqiptar e përqafon kapitenin Tadiq”, është titulli i mediumit serb.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Po ta kemi parasysh faktin se Xhaka, i cili është me kombësi shqiptare, dhe është i njohur për publikun serb për provokime në fushë, e i cili i feston golat duke shfaqur simbolet e ‘shqiponjës me dy krerë’, mund ta pyesim veten se çfarë mesazhi është ky që jepet në karikaturë!”, shkruan tutje “Kurir”.

Xhaka është kapiten i Kombëtares së Zvicrës, me të cilën do të përballet kundër Serbisë në Botërorin e Katarit, që do të nisë në muajin nëntor të këtij viti.

Xhaka dhe Shaqiri i kishin shënuar golat fitimtarë të Zvicrës ndaj Serbisë në Botërorin 2018 dhe me këtë rast, të dy kishin festuar duke e formuar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

ME TE LEXUARAT