“Më copëtove zemrën, mi...”/ Humbi bashkëshorten në moshë të re, postim prekës i ish-futbollistit shqiptar

Sport

“Më copëtove zemrën, mi...”/ Humbi bashkëshorten

Dorjan Bubeqi, ish-futbollist e trajner i njohur në futbollin shqiptar, ka përjetuar këto ditë një moment të trishtueshëm pasi është ndarë nga jeta bashkëshortja e tij në moshë të re si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Vetë Bubeqi ka kujtuar bashkëshorten e tij me një postim prekës në rrjetet sociale.

“Më copëtove zemrën, mi...”/ Humbi bashkëshorten

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Mi preve krahët o jeta ime, ma copëtove zemrën o bota ime, lotët nuk po më shterojnë o drita e syve te mi.

Kur shikoje xhenetin në internet më thoje ‘shiko sa i bukur që është, inshaAllah shkoj atje.

Allahu të paska dashur më shumë se mua që të mori dhe InshaAllah të plotëson dëshirën që ti kishe.

“Më copëtove zemrën, mi...”/ Humbi bashkëshorten

Unë do rri sa të rregulloj fëmijët dhe InshaAllah takohemi në xhenet bashkë se ne nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin”, shkruante Bubeqi në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT