Mbyllen pjesët e para, Deliu barazon Teutën, Partizani-Kastrioti në “paqe”

Sport

Mbyllen pjesët e para, Deliu barazon Teutën, Partizani-Kastrioti

Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të Abissnet Superiores. Teuta po luan kundër Laçit sfidën e javës së 17-të të kampionatit shqiptare, teksa durrsakët kanë arritur të kalojnë në avantash me anë të Albano Aleksit në minutën e 22-të të takimit.

Laçi tentoi të barazojë shifrat vetëm 6 minuta më pas me Mazrekaj, por Qirko arrin të ndalojë sulmin e “bardhezinjve”, Ndërsa goli i barazimit erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë. Autor ishte Ardit Deliu i cili barazoi rezultatin për të dërguar kështu skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes.

Sfida tjetër mes Partizanit dhe Kastriotit pjesa e parë e sfidës është  mbyllur në “paqe”. Asnjëra skuadër nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës dhe kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në barazim.

ME TE LEXUARAT