Mashtruesi më i madh në futboll/ Kush është “Kajzeri” i Brazilit

Sport

Mashtruesi më i madh në futboll/ Kush është

Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “Kajzeri” për shkak të ngjashmërisë së tij me futbollistin e famshëm gjerman Franc Bekenbauer, pati një karrierë 13-vjeçare si futbollist profesionist pa luajtur asnjë ndeshje të vetme.

Gjatë gjithë karrierës së tij që filloi në vitin 1979, ai arriti të mashtrojë ekipe si Botafogo, Flamengo, Bangu, Fluminense, Vasko da Gama, Amerika, Puebla, El Paso dhe Azhaso. “Klubet i kanë mashtruar shumë herë lojtarët.

Dikush duhej të hakmerrej për të gjithë ata”- do të justifikohej më vonë Karlos. Aventura e tij më e gjatë në futboll ishte nënshkrimi i tij me klubin meksikan Puebla. Për të arritur synimin e tij Raposo shtirej si i dëmtua dhe humbte shumë seanca stërvitore. Ai firmoste gjithmonë
kontrata të shkurtra dhe në javët e para paraqitej mirë në përgatitjet fizike. Në momentin që do të niste sezoni dhe do ta angazhonin në një ndeshje, “Kajzeri shtirej sikur ndjente shqetësime dhe ishte i dëmtuar. Në atë kohë teknologjia nuk ishte si sot dhe ishte më e
vështirë të zbuloheshin mashtrime të tilla. “Lojtarët e dinin për këtë, por ata ishin të gjithë miqtë e mi”- tregon ai. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë gazetarët sportivë i paguante nën dorë për të publikuar
lajme të bujshme mbi interesin e klubeve të famshme për të apo edhe ofrimin e propozimeve  konkrete.

Edhe në një rast kur ishte gati të hidhej në fushë, “Kajzeri” brazilian u përlesh me tifozët dhe u përjashtua pak minuta para se të dilte në fushë.

“Unë kam gënjyer edhe mjekët e ekipit. Në një rast ekipi për të cilin luaja dëshironin shumë që të luaja. Por unë kisha një mik që ishte dentist. Presidenti i klubit më takoi dhe më tha: Si është e mundur, ti nuk luan asnjëherë! Dhe unë iu përgjigja: “Jam i sëmurë, ja ku e kam raportin mjekësor nga dentisti”- tregon ai.

Karlos Raposo e mbylli “karrierën” e tij në vitin 1992 me klubin e Guaran, ku si zakonisht nuk zhvilloi asnjë ndeshje. Në vitin 2015, ai firmosi një marrëveshje me një kompani britanike, e cila e ktheu në film historinë e famshme të mashtruesit më të madh në historinë e futbollit. Raposo ka qenë ndërkohë i suksesshëm me gratë. Ai thotë se u bë i varur nga seksi dhe se ka shkuar me mbi 1000 gra

 

ME TE LEXUARAT