Marco Verratti festonte poshtë vilës, shqiptari dhe spanjolli i vjedhin 3 mln Euro

Sport

Marco Verratti festonte poshtë vilës, shqiptari dhe spanjolli i

Policia Kombëtare në Spanjë ka zbuluar bandën që vodhi Marco Verratti-n në vilën që ai po qëndronte në Ibiza. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një grup shqiptarësh dhe spanjollësh që merren me grabitje.

Vila ku po qëndronte Verratti është në pronësi të ish-futbollistit  të Interit dhe Brazilit, Ronaldo. Mes gjërave që morën hajdutët ishin bizhuteri, ora dhe gjëra të tjera të vlefshme, vlera e të cilave arrinte deri në 3 milionë Euro. 10 mijë euro, banditët i gjetën cash.

Por pas ngjarjes policia reagoi shpejt. Dy persona u arrestuan në portin e Denia, Alicante. Ata po zbrisnin nga një traget me një makinë. Ndërkohë në provincën e Malaga-s u vunë në pranga 4 persona të tjerë, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por nuk sqarohet nëse kanë lidhje me vjedhjen ndaj Verratti-t.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas mediave, në momentin e arrestimit, hajdutët i kishin pothuajse të gjitha sendet e vjedhura me vete. Ata i kishin fshehur në një pjesë makine, por autoritetet i zbuluan. Dy të arrestuarit në port janë një shqiptar dhe një spanjoll.

Tentativa e vjedhjes ndaj futbollistit dhe gruas së tij, Jessica Aidi është pak për të thënë e guximshme. Grabitësit hynë nga një dritare e hapur. Por ndërkohë që ata vidhnin, poshtë në shtëpi zhvillohej një festë e organizuar nga Verratti.

Megjithatë asnjë prej të ftuarve dhe as vetë futbollisti nuk kuptuan asgjë. As 4 rojet e sigurisë nuk panë asgjë të dyshimtë. Pasi morën ç’kishin në pjesën e sipërme të vilës, hajdutët u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë.

Megjithatë, autoritetet e zbuluan se kush ishin ata. Po ashtu po hetohet për të gjetur anëtarë të tjerë të kësaj bande dhe nëse e zgjodhën rastësisht të grabisnin vilën e Verratti-t, apo kishin ndonjë informacion nga brenda.

ME TE LEXUARAT