Manipulimi në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale, kallëzim penal për shkeljet në Durrës

Sport

Manipulimi në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale, kallëzim penal për

Shoqata rajonale e Durrësit ka qenë e para që ka hapur serinë e zgjedhjeve në Shoqatat e shumëpërfolura në prag të zgjedhjeve të FSHF-së.

Një proces i cili nuk ka kaluar pa kontestime e akuza për manipulime, të cilat duket se do të zgjidhen nga gjykata pasi tashmë ka edhe një kallëzim penal për shkeljet e kryera nga persona të veçantë.


Drejtori i klubit shumësportësh Erzeni, Altion Keçi, i është drejtuar sot Prokurorisë së Durrësit, me një kallëzim penal për shtetasin Fundim Dollaku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Ky i fundit ka marrë pjesë në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Durrësit si përfaqësues i klubit Erzeni dhe për më tepër, është zgjedhur edhe si delegat me të drejtë vote për zgjedhjet në FSHF.


Keçi denoncoi nëpërmjet “Panorama Sport” shkeljet dhe paralajmëroi se do t’i drejtohej Prokurorisë, gjë që e ka bërë sot, duke kërkuar që të hetohet pjesëmarrja e paligjshme e Dollakut në këto zgjedhje.

ME TE LEXUARAT