Manaj beson te Kombëtarja: Do të kualifikohemi në Evropian

Sport

Manaj beson te Kombëtarja: Do të kualifikohemi në Evropian

Rey Manaj më në fund shënoi gol në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij Spezia ndaj Sassuolos, në takimin që përfundoi barazim 2-2. Në këtë ndeshje, sulmuesi shqiptar debutoi si titullar, pasi kishte luajtur minuta të limituara si zëvendësues më herët.

24-vjeçari nga Lushnja humbi dy kualifikueset e fundit me kuqezinjtë, sepse nuk ishte në formën më të mirë. Ai pranoi vështirësitë e fillimit te Spezia, pasi ishte mësuar me një filozofi krejt tjetër stërvitjeje dhe loje te Barcelona.

“Jam shumë i lumtur te Spezia. Muajt e parë ishin pak të vështirë, sepse stili është krejtësisht i ndryshëm këtu. Te Barcelona, qëllimi ishte të zotëronim topin, ndërsa këtu është pak më e komplikuar. Unë tashmë kam arritur të përshtatem dhe jam shumë i lumtur. Thjesht më duhet vazhdimësi dhe them se do arrij, pasi ndihem në formë shumë të mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe te Kombëtarja është ndryshe. Ne kemi në grup lojtarë me shumë cilësi dhe që janë vërtet të mirë. Jemi futbollistë të rinj, por që tani kemi marrë shumë eksperiencë nga e kaluara. Për këtë arsye, mund të themi se objektivi i Shqipërisë ka qenë kualifikimi në Europian dhe do e tentojmë, ” – u shpreh ndër të tjera Rey Manaj, autor i 6 golave me Kombëtaren shqiptare në 28 ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi.balkanweb

ME TE LEXUARAT