Majlinda Kelmendi pensionohet sot, ceremoni madhështore pritet në Prishtinë

Sport

Majlinda Kelmendi pensionohet sot, ceremoni madhështore pritet në

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi do të pensionohet zyrtarisht ditën e sotme nga të gjitha aktivitetet e saj si sportiste aktive.

Për pensionimin e Kelmendit do të organizohet një ceremoni nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ceremoni që do mbahet në stadiumin “Ali Hadri” në Prishtinë, ora 18:00.

Majlinda pati arritje të mëdha në skenat botërore të xhudos, duke përfaqësuar më së mirë gjithë shqiptarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në karrierën e saj Kelmendi ka arritur të koleksionojë plotë 46 trofe shumë të rëndësishëm në xhudo, teksa ka fituar 32 herë medaljen e artë, 6 herë medaljen e argjendë dhe 8 herë të bronztë.

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Ajo tashmë është angazhuar si trajnere e këtij sporti përkrah trajnerit, Driton Kuka, duke vazhduar të jetë pjesë e këtij sporti, por tani do japë kuntribut në stërvitjen e brezave të rinj.abcnews

ME TE LEXUARAT