“Magjia” e Messit në Katar, Argjentina merr 3 pikët e para në Kupën e Botës

Sport

“Magjia” e Messit në Katar, Argjentina merr 3 pikët e para

Argjentina shenoi fitoren e parë në Botërorin e Katarit ne stadiumin Lusail. Triumfi 2-0 ndaj Meksikës, erdhi pas nje pjese te pare te qete dhe pa gola. 

Të besuarit e Scalonit nuk dolën dot në lojën e tyre, në pjesën e parë ritmi ishte i ulët dhe lojtarët argjentinas e kishin të vështirë të kuptoheshin në fushë mes tyre.

Shkëndijat i dha Lionel Messi nga goditja e dënimit, por asgjë për t’u shqetësuar për meksikanët, pasi sfera nuk shkoi në rrjetë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjërat ndryshojnë në pjesën e dytë dhe sfida zgjidhet nga njeriu që pritej më shumë.

Ishte pikërisht Lionel Messi që me një goditje nga distanca me të majtën dërgoi topin pas shpinës së Ochoas.

Një supergol, që në një moment të tillë, vlen shumë për Kombëtaren pretendente të Kupës së Botës.

Goli i sigurisë do vinte vonë nga lojtari i Benficës, Enzo Fernandes, gjuajtje kirurgjikale e tij.

Argjentina është në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa ka Arabia Saudite e vendit të 3-të.

ME TE LEXUARAT