Luhen Partizani-Kastrioti për vazhdimësinë, Teuta-Laçi detyrim 3 pikët

Sport

Luhen Partizani-Kastrioti për vazhdimësinë, Teuta-Laçi

Vllaznia-Egnatia ishte sfida hapëse e javës së 17-të të Abissnet Superiores, e cila u luajt ditën e djeshme, sfidë që doli në barazim 1-1.

Pas kësaj sfidë, dita e sotme ka rezervuar dy sfida të luftuara në kampionat.
Partizani-Kastrioti luhet në “Elbasan Arena” dhe Teuta-Laçi në “Arena Egnatia” do të  nisin në të njëjtin orar, 13:45.

Demat do të kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve ndaj krutanëve, një fitore sot do t’i afronte më shumë europën, ndërsa edhe Kastrioti do të kërkojë do kërkojë 3 pikët për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në Abissnet Superiore.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Teuta po kalon një moment jo të mirë në kampionatin shqiptarë, teksa në 4 ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë. Djemtë e detit kundër skuadrës më në formë të momentit do kërkojnë të rrëmbejnë 3 pikët, për t’iu dhënë fund rezultateve negative.

Ndërkohë djemtë e Mirel Josës, po kalojnë një formë të jashtëzakonshme në kampionat, teksa kanë kuotë të njëjtë pikësh më skuadrën e Kukësit, të pozicionuar në vendin e dytë, ndaj kampionëve synojnë “blindimin” e vendit të dytë. Një sfidë që pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat. 

ME TE LEXUARAT