Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelonat,Laporta mendon t’i ofrojë pozicionin e rëndësishëm

Sport

Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelonat,Laporta mendon t’i

Largimi i Lionel Messit nga Barcelonat ishte një nga ndarjet më të vështira në historinë e futbollit. “Pleshti” u largua nga skuadra ky kishte shkruar historinë ndërsa argjentinasi preferoi një eksperiencë të re në një kampionat tjetër.

Një nga arsyet e ndarjes mes palëve janë problemet financiare që penalizuan vazhdimësinë e kontratës.

Por sulmuesi i cili tashmë luan te PSG lidhet vazhdimisht për një rikthim në “Camp Nou”, me drejtuesit që nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Shumë tifozë kanë dashur që idhulli i tyre të mbyllte karrierën te Barcelona ku do të ishte dhe klubi i vetëm për Messin, por nëse kjo që mund të arrihet si futbollist, argjentinasi më pas mund të ketë në “Camp Nou” një pozicion drejtues.

Joan Laporta e ka shprehur hapur dëshirën për ta rikthyer Messin në skuadër. Një hipotezë e cila dita ditës fiton edhe më shumë kuota te Barcelona, ndërsa në klub mendojnë edhe për rolin që mund t’i ofrojnë Messit duke marrë parasysh moshën 35-vjeçare të sulmuesit.

Kështu, nëse rikthimi fillimisht në rolin e futbollistit kryhet me sukses në verën e ardhshme atëherë Messi do të trashëgojë rolin ambasadorit të klubit në botë. Një post nga i cili do të përfitonte shumë edhe Barcelona në aspektin e marketingut, pasi askush më mirë se Messi mund të përfaqësonte vlerat e spanjollëve. 

ME TE LEXUARAT