Kryeministri Rama kërkon investimet e FIFA-s për ndërtimin e fushave të futbollit në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama premtoi më shumë investime për infrastrukturën e futbollit në vendin tonë dhe këtë e bëri në takimin që pati me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino ku deklaroi se edhe pse jemi një vend i vogël, dashuria që kemi për lojën është e madhe:
“I dashur Gianni, unë po flas me gjuhën e dytë në Shqipëri që është italishtja, për të shmangur gabimet në përkthim.
Shqipja nuk është zyrtare në Zvicër, por është gjuha e parë ndërkombëtare që flitet nga shqiptarët që jetojnë dhe dhe luajnë futboll në Zvicër. Nuk duhet të bëj blafsemi, po ju jeni përfaqësuesi i dytë më i rëndësishëm i një feje që është futbolli.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Jemi të nderuar që të mikpresim në Shqipërinë e Vogël.
Nuk është fuqi e futbollit, por superfuqi e mikpritjes dhe e pasionit në sport, që sigurisht ne duam ta zhvillojmë.
Qeveria për të cilën presidenti dhe shumë presidentë të tjerë kanë votuar nuk ka bërë hiç për futbollin, e ka bërë qeveria jonë.
Kemi bërë stadiume, por duhet të ndërtojmë më shumë fusha futbolli. Shpresoj të sjellësh paratë që ke pretuar për fushat e futbollit. Ti vë milionat e tua, ne vendosim qindra mijëra tonat.
Dhe me pas presidenti vendos pasionin. Duhet të bëjmë shumë fusha në të gjitha qytetet. Prindërit dhe fëmijët kanë nevojë”.