“Krahasime me Tiranën”, Orges Shehi: Ja çfarë shkoi keq ndaj Kukësit!

Sport

“Krahasime me Tiranën”, Orges Shehi: Ja çfarë shkoi

Orges Shehi ka mendimin se krahasimi i Tiranës aktuale me atë të vjetshmen është një problem me të cilin përballen bardheblutë, teksa theksoi pas humbjes së Kukësit se nuk do të kishte më shkëputje siç ndodhi në edicionin e kaluar kur ekipi i tij u shpall kampion.

“Kemi humbur një ndeshje vetëm me dy korne dhe në futboll nuk fiton gjithmonë ai që luan më mirë. Por futbolli i tillë është, me dy korne kundërshtari të merr fitoren kur gjatë gjithë kohës ishim ne dominantë në zonën e kundërshtarit, kur rri me 9 në zonë bëhet më e vështirë. Tentuam në pozicion goditje, nuk ishim të saktë, ajo që nuk shkoi ishte përqendrimi në goditje standarte. Të vjen keq që të dalësh nga ndeshja pa pikë pikërisht për dy korne.

Kur ka shumë forca kundërshtari mbrapa, hapësirat janë shumë të pakta, u munduam të vertikalizojmë, edhe kur nuk e bëmë 100 përqind, na mungoi shtyrja e topit mbrapa. Ne kemi projektuar që të jemi gjithmonë parë objektivave, të gjithë të tjerët luajnë futboll dhe në Shqipëri dihet që nuk ka diferenca të mëdha. Të mos trumbetojnë, jo superlojtarë a të tjera, sikur të tjerët nuk luajnë futboll. Edhe të tjerët luajnë, ne nuk duhet të pësojmë gola të tillë dhe të shfrytëzojmë rastet para portës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mendoj se kemi tre qendërmbrojtës që janë afërsisht të njëjtë. Najdovski është zëvendëskapiten dhe pjesë e boshtit se është një nivel më sipër dhe i avantazhuar se dy të tjerët. Ne kërkojmë të luaj një herë njëri e tjetri, ndaj edhe futa Behiratçen se i përshtat sa më shumë Barbosës, për të qenë sa më të sigurt në lojën në ajër. Nuk më pëlqen të delegoj fajin, se nuk është vetëm i tij, ne na mungoi përqendrimi dhe lojtarëve kur i vjen rasti duhet të japin më të mirën. Kush e meriton, do luajë, mund të bënim më mirë në qendër të mbrojtjes, se kundërshtari gjatë gjithë kohës luajtën me top të gjatë dhe Barbosa i fitoi thuajse të gjitha duelet.

Ne luajmë në një kampionat shumë të ekuilibruar dhe ne kemi parametër Tiranën e vjetshme që shkonte shumë pikë para të tjerëve. Një skuadër që nga ajo e vjetshme është ndryshuar, mënyra e lojës, boshti i skuadrës dhe sigurisht në një kampionat shumë rivalizues, do të jenë këto diferenca shumë të pakta. Ai kampionat i vjetshëm me atë skuadër ishte i rrallë ajo diferencë pikësh. Ky kampionat është i luftuar dhe diferencat nuk do të jenë shumë të mëdha”, theksoi Shehi pas përfundimit të ndeshjes për “Oversport”.

ME TE LEXUARAT