Kosovë-Greqi, pjesa e parë barazim, provokojnë me lazera helenët

Sport

Kosovë-Greqi, pjesa e parë barazim, provokojnë me lazera

Kosova po perballet me Greqine ne futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes Greqi-Kosovë do të mund të kryhej krejt lehtë me epërsi të vendasve, por Aro Muric e ka shpëtuar një gol të sigurt.

Ekipet kanë shkuar në pushimin prej pesëmbëdhjetë minutave pa gola. 

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kosova rastin më të mirë e ka pasur me Muslijën në fund të minutave të pjesës së parë, një gjuajtje e të cilit ka fluturuar mbi portë. 

Gjyqtari austriak e ka kursyer lojtarin grek në një rast pas një ndërhyrerje ndaj Rrudhanit, por nuk e ka kursyer edhe Kryeziun, që e ka ndëshkuar me karton të verdhë.

Tifozëria greke gjatë gjithë kohës ua ka hedhur në sy laserin futbollistëve të Kosovës.  

Sfida ka rëndësi për kryesimin e grupit pasi tashmë Qipro dhe Irlanda e Veriut kanë ngelur mbrapa.

Kosova ka rikthim të Muric e Aliti, por mungon Zhegrova./rtk

ME TE LEXUARAT