Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros

Sport

Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi bindshëm, 5:1 ndaj Qipros duke mbyllur me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B.

“Dardanët” e dominuan në tërësi ndeshjen, teksa pjesën e parë e mbyllen me dy gola epërsi, me golat e shënuar nga Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45+1’).

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kosova e filloi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar vetëm pas dy minutave lojë (47’), me Elbasan Rashanin autor. Pas tij ishte radha për të shënuar edhe Vedat Muriqi (52’), i cili shënoi vetëm pas pesë minutash.

Valentin Roberge (81’) e shënoi golin e nderit për mysafirët, teksa Muriqi me golin e tij të dytë personal (84’) e vulosi fitoren.

Kështu, Kosova e mbylli këtë edicion si e dyta në grup me 9 pikë  duke e siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën C edhe për edicionin e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT