Kombëtarja stërvitet para ndeshjes me ishujt Faroe, Silvinho: Për ne është si finale
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe, e fundit e kualifikueseve të Euro 2024.
Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë.
Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë nga lojtarët nuk kanë probleme fizike, duke qenë të gatshëm për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të Kombëtares e që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Euro Gjermani 2024.
Skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes.
Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe do të luhet këtë të hënë, duke filluar nga ora 20:45, me stadiumin “Air Albania” që do të jetë plot e për plot pasi të gjitha biletat janë shitur.
Trajneri Silvinho ne deklaraten para ndeshjes tha se kjo perballje eshte si nje finale pasi objektivi i Shqiperise eshte mbyllja e kesaj faze ne vendin e pare ne grup.
Ai ka bere me dije se nuk kaa snje problem me lojtaret qe nuk jane grumbulluar si Broja dhe se ata jane te mirepritur ne kombetare pasi te rikuperhen nga demtimet.