Klubi gjigand i Europës nis kontaktet me Chelsean për Armando Brojën

Sport

Klubi gjigand i Europës nis kontaktet me Chelsean për Armando

Armando Broja është ende në kërkim të një klubi të ri, pasi e ardhmja e tij nuk shihet më te Chelsea.

Interesi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare është tepër i lartë, teksa së fundmi dhe një emër i njohur i futbollit botëror e do në skuadër 22-vjeçarin.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi e ka në listë Brojën për sezonin e ri, teksa tashmë ka nisur dhe kontaktet e para me Chelsea-n.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prestigjiozja italiane thekson se Broja është emri i parë për të zëvendësuar sulmuesin polak, Milik, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Thiago Motta.

“Zonja e Vjetër” e kërkon Brojën në formën e huazimit për vetëm një sezon, teksa Chelsea e ka treguar hapur se kërkon ta shesë shqiptarin.

Gjithsesi ka ende kohë deri në përfundim të merkatos, me Brojën dhe Chelsea-n që duket se janë duke studiuar dhe ofertat e tjera./tch

ME TE LEXUARAT