Përmbyset gjithçka në "Air Albania", Izraeli fiton 1 me 2 ndaj Shqipërisë

Sport

Përmbyset gjithçka në "Air Albania", Izraeli fiton 1

Izraeli fitoi 2-1 ndeshjen me Shqipërine ne Tirane, e vlefshme per Ligen e Kombeve.

Edhe pse ne pjesen e pare ishin kuqezinjte qe kaluan ne avantazh, skuadra mike barazoi shpejt dhe me pas arriti te mbizoteroje me golat e shenuar nga Solomon. 

Konkretisht, kuqezinjtë e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë një goli të Armando Brojës nga pika e bardhë e penalltisë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por në minutë e 57, edhe për shkak të mbrojtjes që ishte vendosur keq, Izraeli ka barazuar me një super gol të Solomon.

Në minutën e 73, Izraeli na ndëshkon sërish.

Një goditje nga distanca, nuk zotërohet mirë nga Berisha, që e lë për topin në zonë dhe aty Izraelitët shënojnë me një kombinim të thjeshtë. Sërish Solomon dërgon topin në rrjetë.

Një minutë më pas, Hysaj shënon, por VAR anulon golin për pozicion jashtë loje.

Izraeli merr keshtu 4 pike te vlefshme ne Tirane nderkohe qe kombetarja shqiptare perserit gabimet e vjetra nga te cilat vuajme prek kohesh.

ME TE LEXUARAT