Interi mund Milanin, 5-1
Derbi milanez ka marrë ngjyrat zi dhe kaltër. Interi ka mundur Milanin në ndeshjen xhiros së katërt të Serie A.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 5-1.
Që ne minutën e pestë ziekaltërit e kanë gjetur golin përmes Mkhitaryan.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ata nuk u ndalën me kaq, por në minutën e tridhjetë e tetë shënuan prapë. Autor i golit ishte Thuram pas një asisti nga Dumfries.
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Në pjesën e dytë është dukur se Milan do të rikthehet. Kjo pas golit të Leao në minutën e pesëdhjetë e tretë.
Inter ia ka dalë që të shënojë edhe tri herë të tjera dhe kësisoji të regjistrojë një fitore të madhe kundër rivalit të vjetër.
Golin e tretë e ka shënuar autori i golit të parë, Mkhitaryan. Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e nëntë kur armeni e ka finalizuar një top të pranuar nga Martinez.
Golin e katërt për Interin e ka realizuar Calhanoglu nga penalltia në minutën e shtatëdhjetë e nëntë.
Por as katër gola nuk i kanë mjaftuar skuadrës së trajnerit Simone Inzaghi. E ka realizuar edhe të pestin përmes Frattesi në kohën shtesë.
Pas kësaj fitore Inter kryeson tabelën me dymbëdhjetë pikë, dy më shumë se Juventus e tri më shumë se Milan.